Presidentja Osmani thotë se nuk ia vlen të merret me Ganimete Musliun

Presidentja Osmani thotë se nuk ia vlen të merret me Ganimete Musliun

Presidentja thotë se nuk ia vlen të merret me akuzat dhe thekson prioritetet e shtetit.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kishte reaguar ditë më parë pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani, duke e quajtur atë “Presidente të Dejona Mihalit”.

Lidhur me këtë, Osmani ka thënë se nuk ia vlen të merret me këtë deklaratë.

“As nuk ja vlen të merrem asnjë sekond me akuzat e Ganimete Musliut. Kemi gjëra shumë më të rëndësishme në udhëheqje të shtetit”, tha Osmani para gazetarëve.

Musliu kishte kritikuar vendimin e Presidentes për caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor, duke shkruar në Facebook.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones.”