Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, përcjell KosovaPost.
Federata e Xhudos së Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se presidentja Osmani ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos, aty ku po mbahet Kampi Ndërkombëtar i Xhudos.
“Presidentja u mirëprit nga Kryemjeshtri Driton Kuka, së bashku me kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe nga xhudistët e tjerë elitarë të Federatës së Xhudos së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FXHK.
Në Qendrën Nacionale të Xhudos, sipas këtij njoftimi, gjatë vizitës së Presidentes, ishin prezent edhe xhudistët nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë dhe po stërviten në Pejë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos.



Të tjera
Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin
Kështu ndikon tymi i duhanit tek bimët e shtëpisë
Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive të opozitës