Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, e shoqëruar nga drejtoresha e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi.
Gjatë kësaj vizite, e para e shtetit shprehu solidaritetin dhe përkrahjen e saj për gratë që përballen me kancerin e gjirit, duke dhuruar proteza të gjirit si simbol mbështetjeje dhe fuqizimi për të gjitha ato gra që po kalojnë nëpër sfida të rënda shëndetësore.
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës dhe privatësinë e pacienteve, mediat nuk janë lejuar të marrin pamje nga ambientet e brendshme të klinikës.
Pas përfundimit të vizitës, Osmani pritet të japë një deklaratë për media.



Të tjera
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë
Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit