Një nga partitë politike të komunitetit serb në Kosovë ka kërkuar zyrtarisht çregjistrimin e saj nga zgjedhjet komunale të 12 tetorit, kanë bërë të ditur burime të Rruga Press. Ky zhvillim shihet si tregues i qartë i presionit që Lista Serbe po ushtron mbi subjektet e tjera politike të pakicës serbe, duke i lënë ato pa hapësirë të lirë veprimi.
Lexo më shumë Murati: PDK e LDK po e mbajnë peng shtetin për t’ia dhënë Listës Serbe nënkryetarin
Ky rast ndodh në një kohë kur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe më pas edhe Gjykata Supreme urdhëruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje, pavarësisht kundërshtive të forta për shkak të rolit të saj në akte destabilizuese, përfshirë edhe sulmin terrorist në Banjskë.
Vendimi i këtyre institucioneve ka hapur rrugë që Lista Serbe të mbetet forca dominante politike në komunitetin serb, ndërsa subjektet e tjera, që potencialisht do të përfaqësonin një zë alternativ, po shtyhen drejt dorëheqjes apo çregjistrimit.
Lexo më shumë Haxhiu: Të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje
Ky zhvillim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në garën zgjedhore në komunat me shumicë serbe, ku Lista Serbe ka synuar gjithmonë ta ruajë monopolin e përfaqësimit përmes presionit politik e shantazheve ndaj rivalëve të vet.



Të tjera
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes