Ndërkombëtarët nuk janë duke hequr dorë nga kërkesa për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësuesi i Danimarkës ka kërkuar që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të tregojnë angazhim më të madh në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se ka ardhur koha për hapa konkretë.
“Ne u bëjmë thirrje si Serbisë, ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi special i sapoemëruar për dialogun, Z. Peter Sorensen, “Është koha për të ecur përpara”, deklaroi përfaqësuesi danez.
Ai ka theksuar se sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të gjithë popujve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ishte në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, u shpreh ai.
Publicisti Emin Azemi, thotë se asociacioni nuk duhet të trajtohet nga komuniteti ndërkombëtar si nevojë e shovenizmit serb.
Sipas tij, ndërkombëtarët duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, ndërsa paralajmëron një ‘dimër të vështirë’ për Serbinë.
“Asociacioni nuk duhet të trajtohet nga komuniteti ndërkombëtar si nevojë e shovenizmit serb!Mendoj se qendrat ndërkombëtare të botës duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sidomos pas rezolutës së fundit të Parlamentit Europian, me të cilën hapur dënohet fuqishëm polarizimi politik, qasja pro-ruse dhe shtypja shtetërore. Serbinë po pret një dimër i vështirë, jo vetëm për shkak të klimës së egër poliitke në vend, por edhe për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Indutrsisë së Naftës së Serbis (NIS). Në anën tjetër, Administrata e Trumpit i ka ashpërsuar qëndrimet ndaj Moskës, duke i dhënë dritë jeshile Kievit që të përdorë raketa me rreze të gjata veprimi në territorin e Rusisë. Të gjitha këto rrethana, e bëjnë Serbinë një faktor gjithnjë e më të dobësuar në Ballkan, por edhe një vatër e mundshme destabilizimi, për çka tash më janë shumë koshient diplomattë në Bruksel dhe në Ëashington”, deklaron Azemi për “Bota sot”.
Sipas publicistit, zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u dëshmua se serbët lokalë vetëm përmes votës së lirë, e jo përmes Beogradit mund t’i legjitimojnë të drejtat e tyre.
Nevoja për themelimin e një bashkësie komunash me shumicë serbe vazhdon të jetë top prioritet i agjendave politike- nacionaliste të regjimit të Beogradit, thotë Azemi, gjersa shton se kjo çështje nuk duhet të trajtohet nga komuniteti ndërkombëtar si nevojë e shovenizmit serb.
“Për rrjedhojë, Kosova duhet të hiqet nga optika simetrike e BE-së kur janë në pyetje çështjet e hapura me Serbinë. Kjo e fundit është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për sulmin në Basnjskë dhe për pasojë nuk po e dorëzon ende udhëheqësin e këtij sulmi, Radioiçiçin, gtë kërkuar nga oreganet e drejtësisë së Kosovës. Zgjedhjet e fundit në Kosovë që u mbajtën nëpër komuna, u dëshmua se serbët lokalë vetëm përmes votës së lire, e jo përmes Beogradit, mund t’i legjitimojnë të drejtat e tyre.
Nevoja për themelimin e një bashkësie komunash me shumicë serbe, vazhdon të jetë top prioritet i agjendave politike-nacionaliste të regjimit të Beogradit, mirëpo kjo çështje nuk duhet të trajtohet nga komuniteti ndërkombëtar si nevojë e shovenizmit serb. Serbët lokalë në Kosovë, me Pakon e Ahtisarit, gëzojnë të drejta që tejkalojnë konventat ndërkombëtare, prandaj dhënia e ekstra të drejtave për këtë komunitet mund të jetë thikl me dy teha për Kosovës”, shprehet publicisti.
Tutje, ai thotë se bashkësia e komunave me shumicë serbe është një pykë në shtetësinë e Kosovës, prandaj elita politike duhet të punojë që ajo të jetë më pak e dëmshme për të ardhmen.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni një personalitet unik
Osmani pas përfundimit të mandatit: “Do të vazhdoj nëse qytetarët e duan”
Osmani: Kosova nuk është e izoluar – Kam qenë pjesë e forumeve dhe kam vizituar shtete të ndryshme