DEMANTIM: Pretendimet për heqjen e billbordeve në Mitrovicë, të pavërteta

Pretendimet për heqjen e billbordeve në Mitrovicë, të pavërteta

Lajmi i publikuar së fundmi se Komuna e Mitrovicës ka vendosur të heqë billbordet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, si dhe pretendimet për ndërhyrje të policisë në këtë çështje, rezulton të jetë i pavërtetë dhe tendencioz, shkruan Kosova Post.

Sipas sqarimeve zyrtare, autoritetet komunale kanë ndërmarrë veprime për largimin e tabelave reklamuese (billbordeve) të vendosura pa leje dhe në kundërshtim me ligjin.

Ky proces theksohet se është një procedurë e rregullt institucionale, që nuk lidhet me përmbajtjen e tabelave, por ekskluzivisht me respektimin e legjislacionit në fuqi. Po ashtu, bëhet e ditur se tabela në fjalë nuk është larguar.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Faton Peci, i cili ka dhënë sqarime në kohë përmes profilit të tij zyrtar.