Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se muaji prill do të përcaktojë nëse ekziston vullnet real politik për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike për qështjen e presidentit.
Haziri thekson se populli i Kosovës është qartësisht i orientuar drejt Evropës dhe nuk meriton një qeverisje tjetër përveç asaj me vlera euroatlantike.
Ai rikujton se LDK-ja për më shumë se tri dekada ka ndërtuar dhe promovuar këtë orientim politik, duke e konsideruar atë si rrugën e vetme për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.
Në mesazhin e tij, ai nënvizon rëndësinë e pragmatizmit dhe kompromisit në politikë, duke i cilësuar ato si vlera dhe jo si dobësi. Sipas tij, sa më e madhe të jetë mbështetja qytetare për një subjekt politik, aq më e madhe bëhet përgjegjësia për të ndarë pushtetin dhe për të bashkëpunuar me të tjerët.
Në të kundërtën, mungesa e bashkëpunimit dhe pragmatizmit mund ta çojë vendin drejt skenarëve të padëshiruar, si ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese në zgjidhjen e ngërçeve politike ose organizimi i zgjedhjeve të reja, të cilat ai i konsideron të kushtueshme për buxhetin e shtetit.
Në përmbyllje, Haziri rithekson se orientimi euroatlantik mbetet alternativa e vetme e drejtë për Kosovën dhe se përgjegjësia për ta realizuar këtë vizion bie mbi të gjithë aktorët politikë.



Të tjera
Suedia publikon formacionin, tre lojtarë shqiptarë
Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran
Dhënia e dhuratave i bën njerëzit më të lumtur se marrja e tyre