Fjalimi i Trump në banket: Princi William djalë i jashtëzakonshëm, do të ketë suksese në të ardhmen

Princi William djalë i jashtëzakonshëm, do të ketë suksese në të ardhmen

Presidenti amerikan, Donald Trump iu drejtua me një fjalim të ftuarve në banket.

Ai fillon duke thënë se është një privilegj të jetë presidenti i parë i SHBA-së që nderohet me një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë shaka se shpreson të jetë hera e fundit që vendoset një precedent i tillë.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Mbretit, Trump thotë: “Ky është vërtet një nga nderimet më të larta të jetës sime, kam shumë respekt për ju dhe për vendin tuaj për shumë dekada”.

Ai vlerëson përkushtimin e monarkut për “ruajtjen e karakterit të lavdishëm dhe unik të kësaj mbretërie”.

“Thjesht qëndrova në radhë dhe shtrëngova duart rreth 150 herë, dhe Mbreti njihte çdo person dhe çdo kompani”, thotë ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Disa prej tyre kishin emra të këqij si ‘XYZ-Q3’ dhe ai i njihte të gjithë, ose të paktën mendoj se i njihte, sepse askush nuk po ankohej. Kjo më bëri shumë përshtypje”, vijoi ai.

Trump i thotë Mbretit se ka rritur “një djalë të jashtëzakonshëm” me Princin William dhe thotë se beson që Mbreti i ardhshëm “do të ketë sukses të pabesueshëm në të ardhmen”.

Ai shton: “Unë dhe Melania jemi të kënaqur që do të vizitojmë përsëri Princin William dhe do të shohim Lartësinë e Saj Princeshën Catherine kaq rrezatuese dhe kaq të shëndetshme, kaq të bukur. Është vërtet një nder i madh”. /Klankosova.tv