Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras në Javën e dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet është mbyllur pa gola.
Të dy ekipet krijuan kanë pasur disa raste gjatë nëntëdhjetë minutave, por në fund asnjëra palë nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës.
Ky rezultat i mban prishtinasit në vendin e parë të renditjes me njëzet e gjashtë pikë, ndërsa Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, duke u renditur në pozitën e parafundit me vetëm dymbëdhjetë pikë.
Superliga vazhdon të dielën, ku në program janë edhe tri ndeshje të tjera të kësaj jave.



Të tjera
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin
Më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë
7 karakteristikat e mashkulli ideal