Prishtina e Re e ka dërguar sot ankesën e saj në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Klubi i ri i Superligës i ka evidentuar dy shkelje që konsideron se i ka bërë kundërshtari i tij i fundjavës, Drenica në barazimin 0:0, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas tyre, futbollisti Altin Vojvoda është aktivizuar nga Kuqezinjtë pa të drejt loje pasi emri i tij mungonte në protokollin e ekipit para fillimit të lojës.
Ndryshimet në protokoll nga ana e drenicasve gjatë lojës, Prishtina e Re i sheh si të pavlefshme dhe një shkelje e re e kundërshtarit.
“Ankesën e kemi dorëzuar sot në Federatë në lidhje me ndeshjen e djeshme kundër Drenicës. I kemi evidentuar dy shkelje, është inkuadruar lojtari që nuk ka qenë pjesë e protokollit, pastaj është ndërhyrë në protokoll të ndeshjes pak para përfundimit të lojës. Po presim që ndeshja të regjistrohet në favorin tonë me rezultat zyrtar 3:0. Ai lojtar nuk është dashur të ishte në bankinë, e lërë me të hyjë në lojë. Besoj se nesër ose pasnesër do të merret vendimi, normalisht në të mirën tonë”, deklaroi për “Gazetën Express”, Valon Hyseni, sekretar i klubit Prishtina e Re.
Nga ana tjetër, drenicasit pretendojnë se gjithçka ishte në rregull me lojtarin Vojvoda, respektivisht pas plotësimit të protokollit derisa po zhvillohej ndeshja.
Mbetet të shihet se si do të vendosë shtëpia e futbollit kosovar për ndeshjen në fjalë.



Të tjera
Çeku prezanton projektet konkrete në Barilevë
Lu*fta e çlirimtarëve nuk mund të baltoset
Si t’i ruani frutat dhe perimet