Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se për herë të parë brenda kabinetit të tij është krijuar një sektor i posaçëm për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, transmeton KosovaPost.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Prishtina do t’i bashkohet protestës së OVL-UÇK-së për drejtësi për mbrojtjen e vlerave të luftës
Ai tha se në mbështetje të kësaj protestë kanë marrë vendim që më 7 gusht transporti urban të jetë falas për të gjithë qytetarët.
“Parking falas prapa Pallatit të Rinisë, nga ora 16:00 deri në 18:00, për autobusët e protestuesve”, ka shkruar Rama.
Të tjera
Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
Këto janë vendet që e kanë njohur shtetësinë e Palestinës
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit