Kryeqyteti po përballet me një krizë të thellë të menaxhimit të mbeturinave, ndërsa rrugët e saj janë mbushur me bërllok, duke e bërë situatën alarmante në shumë lagje.
Ekologia Egzona Shala, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, tha se prania e mbeturinave ka krijuar kushte që mund të paraqesin rrezik serioz për qytetarët, sidomos për ata që kalojnë afër vendndodhjeve të kontejnerëve.
“Ka predispozita për me sjell rrezik për qytetarët tanë, dhe sidomos për ata që janë drejtpërdrejt të qasshëm afër vendeve të kontejnerëve”, tha Shala, transmeton Klankosova.tv.
Ajo shton se në kombinim me kushtet atmosferike të ditëve të fundit dhe praninë e qenve endacakë, rreziku i shpërndarjes së viruseve dhe baktereve të ndryshme është real dhe i madh.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
Të tjera
Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës
IKSHPK apelon të mos përdoret uji i Badocit për pije
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime