Fushata zgjedhore ka hyrë në javën e fundit, duku shtuar kështu edhe angazhimet e partive politike me tubime, takime për të shpalosur planprogramet e tyre dhe duke tentuar që medoemos të fitojnë karrigen e kryetarit të komunës, apo një ulëse në kuvend komunal.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Ndërsa në Prishtinë, gara po zhvillohet mes: Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hajrullah Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje, Uran Ismailit nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate. Kurse, kandidatët të tjerë janë: Agim Krasniqi nga iniciativë “Prishtina në dorën tënde” dhe Fatmir Selimi, kandidat i pavarur.
Balotazhi në Prishtinë i pashmangshëm
Gara për zgjedhjet e 12 tetorit në Komunën e Prishtinës pritet të jetë mjaft konkurruese, me një pjesëmarrje aktive të kandidatëve nga subjektet kryesore politike. Kandidatët që adresojnë çështje konkrete dhe shqetësime të përditshme të qytetarëve mund të fitojnë më shumë mbështetje, veçanërisht në një qytet ku kërkesat për qeverisje më efikase janë të larta. Prishtina ka një histori të alternimit të pushtetit, dhe kjo ka sjellë dinamizëm e reflektim në mënyrën si qeveriset qyteti. Kjo e bën të mundur që qytetarët të shohin zgjedhjet si një mundësi reale për ndryshim, në varësi të ofertave që paraqesin kandidatët. Megjithatë, rrugëtimi politik, përvoja dhe imazhi publik i secilit kandidat do të luajnë rol vendimtar në përcaktimin e fituesit”, thotë Maloku.
Ai konsideron se balotazhi pritet të zhvillohet mes Përparim Ramës dhe njërit nga rivalët e tij kryesorë, Uran Ismailit ose Hajrulla Çeku.
Prishtina me kryetarë ndër vite
Lidhja Demokratike e Kosovës ka qeverisur në Prishtinë që para pavarësisë së Kosovës.
Isa Mustafa nga kjo parti ka qenë kryetar i kryeqytetit nga viti 2007 deri në vitin 2013.
Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe u rizgjodh në vitin 2009. Mandati i tij përfundoi në fund të vitit 2013, kur Shpend Ahmeti e zëvendësoi pas balotazhit të atij viti.
Të tjera
Tani është koha e tij, hani rrush çdo ditë – Ja benefitet për trupin
Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
Vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta, interesi i qytetarëve mbi gjithçka