Gjatë takimit me qytetarët e lagjes Dardania, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku në shkollën “Xhemail Mustafa” prezantoi planin e tij për këtë lagje, përcjell KosovaPost.
Ndër projektet që do të realizohen përgjatë qeverisjes së tij janë vendosja e ashensorëve, riparimi i kulmeve e bodrumeve, zgjidhje për parkingje me prioritet banorët rezidentë, dy çerdhe të reja, si dhe tregu i lagjes e hapësirat e reja rekreative për të gjitha grupmoshat.
Për Prishtinën e të ardhmes së barabartë, që respekton secilin e punon për të gjithë, Çeku tha se vendoset më 9 nëntor.
Ai e përmbylli këtë takim duke i falenderuar banorët e lagjes Dardania për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.



Të tjera
Gabimet që nuk duhet t’i bëni në Instagram
E verdha e vezës, magjike për të rinuar lëkurën
Hulumtuesit mjekësorë thonë se indeksi i masës trupore nuk mjafton për të treguar sa jemi të shëndetshëm