Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, janë shfaqur probleme të përkohshme në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.
Si rezultat, furnizimi me ujë është çrregulluar herë pas here në disa zona të Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit dhe Drenasit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, situata tashmë po shkon drejt normalizimit, pasi ITU Shkabaj ka filluar sërish trajtimin e ujit me kapacitet të plotë.
“Gjendja pak më e rënduar është në Drenas, por edhe aty pritet të stabilizohet shpejt dhe të fillohet me trajtim të ujit”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se qytetarët do të mbeten të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me furnizimin me ujë.



Të tjera
8 sjellje që duhet ndryshuar para moshës 30-vjeçare
Në seancën e Kuvendit Fatmir Limaj komunikoi me sekserët e opozitës, Berat Buzhala dhe Dardan Gashi
Elbert Krasniqi sqaron pse nuk u propozua për ministër, akuzon Veton Berishën