Naim Qelaj, Avokat i Popullit, në një konferencë me gazetarë pas vizitës në Dhomat e Specializuara në Hagë ka thënë se ka ngritur disa shqetësime lidhur më zbatimin e legjislacionit të Kosovës në raport me procedurat që zhvillon Gjykata Speciale me mbrojtjen e viktimave, të dëshmitarëve të mbrojtur, etj. Ai u shpreh kritik ndaj Speciales për kufizimet nga kjo gjykatë në vizitat te të paraburgosurit.
Ai shtoi se nga zyrtarë të Gjykatës është informuar për rrjedhat dhe procedurat që zhvillohen në këtë zyrë, si dhe janë ngritur disa çështje që kanë të bëjnë më trajtimin jo të njëjtë të palëve të dëmtuara në proceduar gjyqësore në sistemin e Kosovës, sepse, sipas tij, kjo gjykatë ka për obligim t’i zbatojë këto dispozita ligjore.
Avokati i Popullit më tej njoftoi për takimin me mbrojtësin e të akuzuarve që kanë shprehur qëndrimet në raport me krejt procesin, teksa bëri të ditur se për këtë do të hartojë një raport të detajuar.
Ai njoftoi se ka organizuar një vizitë me të në Qendrën e Paraburgimit, ku kanë bërë një intervistë me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.
“Krejtë vizita dhe komunikimi me këta persona ka qenë në monitorim të plotë, në pamundësi me marrë shënime dhe në kushte që konsideroj se cenojnë rëndë pavarësinë dhe të drejtën që ka Avokati i Popullit, si mekanizëm për parandalim të torturës dhe si institucion kushtetues për mbrojtjen e te drejtave të njeriut, të ketë qasje të papenguar me personat që ndodhen në paraburgim”, tha Qelaj.
Ai, tutje, shtoi se këtë shqetësim do ta ngritë në gjykatë dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.
“Për mua, për herë të parë, brenda mandatit 5-vjçarë, detyrohem të zhvilloj një bisedë me një person, i privuar nga liria në një formë të tillë që është në kundërshtim me të gjitha rregullat që Këshilli i Evropës, Gjykata Evropiane për të Drejta e Njeriu, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës, etj”, tha ai.



Të tjera
Jemi krenar me ty!
Organizohet Kampionati Ekipor dhe Individual për pinpong Kosovë – Shqipëri për seniorë
Pasuria lidhet më shumë me ADN-në sesa me punën dhe fatin