Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30, vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët po përballen me akuzën për kryerjen e veprës penale të terrorizmit në rastin e njohur si “Banjskë”.
Në seancën e së hënës, dëshmitari anonim me kodin “A2” u dëgjua në një seancë të mbyllur për publikun, pas miratimit nga ana e trupit gjykues të propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e identitetit dhe sigurisë së tij.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, deklaroi se vendimi për mbylljen e seancës u mor pasi u dëgjua edhe qëndrimi i mbrojtjes, duke u bazuar në nevojën për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarit.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit, përmes përdorimit të armatimit të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës për t’ia bashkangjitur Serbisë.
Ndërkohë, gjykata ka refuzuar propozimin që gjykimi ndaj 42 të akuzuarve të tjerë – 41 persona fizikë dhe një person juridik – të vazhdojë në mungesë.



Të tjera
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane