“Procesi i Berlinit dhe lidershipi britanik: Si do të ndikojë në sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës dhe rajonit”

Gjatë kësaj jave, në Londër, është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ambasada e MB-së në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka theksuar se nën drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në bashkëpunim me pjesëmarrësit e këtij Samiti, janë marrë një numër nismash të reja.

Në këto masa përfshihen sanksione të reja britanike ndaj 13 individëve dhe entiteteve, përfshirë drejtues bandash, falsifikues pasaportash dhe financues të paligjshëm që mundësojnë trafikimin e njerëzve përmes Ballkanit Perëndimor

Gjithashtu do të bëhet Zgjerimi i Taskforcës së Përbashkët për Migracionin, bashkëpunim më të ngushtë me Frontex dhe fonde të reja britanike për Kthime të Asistuar Vullnetare

Në kuadër të Procesit të Berlinit do të bëhet realizohet edhe bashkëpunim i shtuar dhe ndarje të thelluar të inteligjencës për të goditur grupet e krimit të organizuar

“Nismën e re të partneritetit me Irlandën e Veriut për të promovuar pajtimin në Ballkanin Perëndimor dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të “Kështjellës Hillsborough” mbi Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Një nga pikat e tjera është edhe zgjatja e rolit udhëheqës të Mbretërisë së Bashkuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për tre vite të tjera, deri në vitin 2028, duke treguar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s dhe mbrojtjes së Evropës nga konfliktet e mëtejshme

Përveç tjerash do të ketë fonde britanike për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshja e të gjitha vendeve të rajonit për të marrë pjesë në Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike në Podgoricë

“Nisja e një partneriteti të përbashkët MB & BE për ndarjen e ekspertizës në forcimin e legjislacionit, kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja. Angazhime për Barazinë Gjinore për të mbështetur gratë në rolet drejtuese dhe në bizneset e vogla”, përfundon njoftimi./Express/