Shoqëria e veturave atraktive/zabavës “hot hatch” nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe për zvogëlimin e fundit u kujdes dega evropiane e Fordit, e cila ka ndaluar prodhimin e Focus ST.
Pas largimit më parë nga skena të modeleve “hot hatch” të Fordit, Focus RS dhe Fiesta ST, dega evropiane e “Ovalit Blu” ka vendosur që edhe modeli i fundit “hot hatch” Focus ST të largohet nga prodhimi, gjë që i ka trishtuar shumë ata që kanë vlerësuar gjithçka që Ford ka prodhuar në këtë segment gjatë disa dekadave të kaluara.
– YouTube www.youtube.com
Adhuruesit e Focus ST (i cili në gjeneratën e dytë ka motor 2.5 litër me 5 cilindra turbobenzinë) mund të shpresojnë për disa nga modelet e mbetura në showroom-t evropianë të Fordit, pasi porositë për ST-në aktuale, e cila ka motor EcoBoost 2.3 litër me 4 cilindra dhe zhvillon 280 kuaj/fuqi, janë mbyllur para një muaji.
Koha do të tregojë nëse modelet e ngjashme, që do të funksionojnë vetëm me energji elektrike, do të jenë alternativë adekuate dhe e pranueshme.
Të tjera
Pse duhet ngrënë mollët me lëvore
Prishtina po kërkon ndryshim dhe ky ndryshim është i pashmangshëm
Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje me helikopterët “Black Hawk”