Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se produktet e kafesë të përpunuara dhe të eksportuara nga Kosova janë të sigurta për konsum.
y njoftim vjen pas pranimit të një raporti nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), që tregonte praninë e nivelit të lartë të akrilamidës në një produkt kafe të bluar të eksportuar në Kroaci.
AUV ka kryer kontrolle dhe analiza laboratorike për të gjitha brendet e kafesë, dhe rezultatet kanë treguar se nivelet e akrilamidës janë nën kufirin maksimal të lejuar. Për këtë arsye, operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë.
Agjencia do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së