Barkodat ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet edhe për produktet e Kosovës. kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim frytdhënës me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1.
Gjatë takimit, Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në këtë proces, i cili do të mundësojë identifikim dhe njohje globale të produkteve vendore, njofton OEK.
Në këtë njoftim thuhet se falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare për praninë dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
Ky zhvillim do të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata jashtë vendit.
Bëhet e ditur se me këtë rast Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë për GS1 Turqinë dhe Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Të tjera
BQK lanson garën edukative për studentët dhe profesionistët e rinj
Inovatorët e Kosovës po formësojnë të ardhmen dixhitale
Pse hamë ushqime të pashëndetshme kur jemi të mërzitur?