Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota Sot”, ka komentuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Rusi.
Gjithashtu, Hasani ka zbuluar taktiken e Serbisë, duke theksuar se ajo po përpiqet të krijojë një perceptim të rremë, sikur është në përkrahje të Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake NATO.
“Pas pasnesër, më 9 maj, presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.
Prej kohësh, Serbia po përpiqet të krijojë një perceptim të rremë se është në përkrahje të BE-së dhe aleancës ushtarake NATO.
Megjithatë, Serbia me zemër dhe vullnet është më shumë pro bashkëpunimit vëllazëror me Rusinë sesa me BE-në apo NATO-n”, ka thënë ai.
Po ashtu, Hasani ka drejtuar një kërkesë ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë.
Serbia është kundër Amerikës, kundër NATO-s dhe kundër frymës së Bashkimit Evropian.
Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë se Serbia dëshiron të duket si aleate e BE-së, por në thelb është me Rusinë.
BE-ja duhet të vëzhgojë dhe të masë veprimet e Serbisë, dhe jo ta përkëdhelë atë, sepse Serbia është pro Rusisë dhe kundër BE-së dhe SHBA-së”, ka përfunduar Hasani.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia