Profesori Nezir Kraki i është bashkuar listës GUXO. Kështu njoftoi Donika Gërvalla.
“Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Jemi krenarë t’ju njoftojmë se Listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit sot iu bashkua Nezir Kraki, profesori i njohur parizien nga Juniku, një intelektual dhe guximtar i pavarur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik prej shume vitesh tashmë.
Nezir Kraki është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, njohës i shkëlqyer i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, me një vizion të qartë për integrimin evropian të Kosovës. Përmes analizave të tij të mprehta, shkrimeve dhe paraqitjeve frymëzuese në mediat e mjediset akademike ndërkombëtare, ai është kthyer në një zë të fuqishëm të promovimit dhe ngritjes së imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë.
Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë me faqe të bardhë dhe duar të pastra për një të ardhme prosperuese për Kosovën sepse e ardhmja u takon atyre që guxojnë.



Të tjera
Nuk ka arsye pse të mos qëndrojë te PSG
Bastoni kërkoi falje për gabimin, duhet të luajë për Italinë
Hamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë