Profesori i Fakultetit të Filozofisë, Oliver Toshkoviq, tha se meqenëse autoritetet në Serbi nuk janë të gatshme për dialog, profesorët atje do të marrin masa tjera.
“Ne duhet të fillojmë të bllokojmë institucionet. Teksa ata rrisin presionin, edhe ne do të rrisim”, tha Toshkoviq.
Në një paraqitje për N1, tha se pas shtatë muajsh, profesorët e Fakultetit të Filozofisë nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të hyjnë në grevë dhe të intensifikojnë presionin në rrugë.
“Kemi qenë në grevë për shtatë muaj. Nuk ka dëshirë (të autoriteteve) për të hyrë në negociata, dhe pas shtatë muajsh nuk dimë më çfarë të bëjmë. Tani po përpiqemi të hyjmë në një grevë zyrtare dhe formale dhe të rrisim presionin në rrugë”.
“Do të mblidhemi të hënën dhe do të bllokojmë punën e institucioneve. Na vjen keq që po bllokojmë kryqëzimet, jetën e qytetarëve për një kohë të gjatë. Duhet të fillojmë të bllokojmë institucionet. Teksa ata rrisin presionin, edhe ne do të rrisim”, tha Toshkoviq, raporton N1, transmeton Klan Kosova.
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë