Dhjetë të dyshuarit që u kapën nga Hetimet Rajonale në Prizren pas një aksioni të zhvilluar në fillim të këtij muaji Suharekë kundër bixhozit të paligjshëm, ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak. Kërkesa e Prokurorisë për paraburgim u refuzua dhe u vendos për këtë masë alternative.
Të dyshuarit që po hetohen për këtë rast janë Lulzim Reshani, Pater Berisha, Brahim Qorri, Fazli Cikaqi, Bruno Kuzhnini, Përparim Shala, Naim Reshitaj, Sefer Bytyqi, Remzi Aliaj dhe Muhamet Shala.
Disa prej tyre emra të njohur për organet e rendit, ndërsa një tjetër rezultoi të jetë mësimdhënës.
Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Naim Reshitaj, profesor, i cili ligjëron në Shkollën e Mesme Teknike në Suharekë.
Kujtojmë se Reshitaj është xhaxhai i kandidates për deputete, Albena Reshitaj, e cila tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.



Të tjera
Botox në fytyrë? 6 gjëra që duhet të keni parasysh
Mediet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, sipas studimit
Këshilla për një gjumë të rehatshëm