Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës në Prizren.
Vdekja e tij ka ardhur si pasojë e rrëzimit të një profili të metalit në një ndërtesë që ishte duke u rinovuar.
Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima A.G ishte goditur në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.
“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës.
Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti vazhdon të jetë në hetime.



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin