Kongresistët amerikanë kanë dërguar një propozim-rezolutë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku bëhet thirrje për dhënien fund të mosndëshkimit të krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.
Në propozim-rezolutën e demokrates Julie Johnson dhe republikanit Keith Self, përmendet rasti i Vasfie Krasniqi-Goodman.
“Thirrje për mbarimin e mos ndëshkimin e krimeve seksuale të luftës të pa ndëshkuara serbe gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, në rastin e qytetares amerikane dhe mbijetueses së krimeve seksuale të luftës, Vasfie Krasniqi Goodman, dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe të dhunës që ka bazë gjinore”, titullohet projekt-rezoluta.
Vasfie Krasniqi kishte raportuar rastin e saj në UNMIK më 10 shtator 1999, pa asnjë rezultat, si dhe në KFOR-in francez më 21 prill 2004, por mosveprimi i të dy këtyre organeve shkaktoi vështirësi dhe vonesa shtesë në rastin e saj, thuhet në projekt-rezolutë.
Ndërsa, më 31 tetor 2013, prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë paraqitur ankesë të përbashkët me të cilën propozohet që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të ndryshohet dhe Dejanoviq e Bojkoviq të dënohen për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile ose në alternativë t’i kthehet lënda gjykatës së shkallës së parë.
Gjykata e Apelit pranoi ankesën e prokurorëve specialë, dhe Gjykata e Apelit mori aktgjykimin e saj më 27 maj 2014, duke i shpallur fajtorë Dejanoviq dhe Bojkoviq, të cilët i dënoi për krimin e luftës kundër civilëve me 12, përkatësisht 10 vjet burg.
Në korrik 2014, Dejanoviq dhe Bojkoviq parashtruan ankesat e tyre kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 27 maj 2014, dhe Gjykata Supreme e Kosovës mori aktvendim për lirimin e menjëhershëm të Dejanoviq dhe Bojkoviq.
– E dënon faktin që asnjë person nuk është shpallur fajtor për krimet seksuale të luftës kundër Krasniqi-Goodman;
– Dënon fuqishëm përdorimin e përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore si armë lufte;
– Nënvizon rëndësinë e hetimeve transparente, të përgjegjshme dhe të pavarura për krimet e luftës dhe mizoritë me bazë gjinore; lavdëron Qeverinë e Republikës së Kosovës për një qasje të prekshme dhe multisektoriale për të adresuar dhunën seksuale gjatë luftës në vend;
I bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mbajë zotimet e shprehura dhe të pranuara në “Protokollin për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale në Kosovë”, dhe t’i japë përparësi e t’i përshpejtojë rastet e përdhunimeve dhe sulmeve seksuale nga Lufta e Kosovës e vitit 1999;
– I bën thirrje Qeverisë së Serbisë që:
(A) të sjellë para drejtësisë personat që janë përgjegjës për krimet seksuale të luftës më 14 prill 1999, të shtetases së Shteteve të Bashkuara, Vasfie Krasniqi- Goodman në Kosovë, në përputhje me Rezolutat 1820 dhe 2467 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara;
(B) të ndalojë mbrojtjen dhe glorifikimin e çdo individi që ka qenë i përfshirë në krimet e luftës gjatë konfliktit të Kosovës dhe ta bëjë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale të çdo individi të tillë;
(C) të zbatojë ligjet për të siguruar që autorët e njohur të dhunës me bazë gjinore të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë;
(D) t’i jepet përparësi krijimit dhe mbështetjes së mekanizmave të duhur të gjurmimit dhe hetimit për të ekstraduar në Kosovë autorë të njohur dhe autorë të dënuar të dhunës me bazë gjinore gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, për t’u sjellë para drejtësisë sipas të gjitha konventave;
– I bën thirrje Qeverisë së SHBA-së që:
(A) Të mbështesë dhe forcojë angazhimet e saj për të kundërshtuar dhe parandaluar praktikën e dhunës me bazë gjinore;
(B) Ta ngrit rastin e Vasfie Krasniqi-Goodman në angazhimet e ardhshme bilaterale me Qeverinë e Serbisë, veçanërisht në aspektin e llogaridhënies për krimet e luftës të kryera kundër grave dhe të rinjve;
(C) Të identifikojnë faktorët specifikë që rrisin rreziqet e dhunës me bazë gjinore dhe minojnë qasjen në shërbime dhe siguri;
(D) Të monitorojë përpjekjet e Qeverisë së Serbisë, ministrive dhe zyrave të saj përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës;
(E) Të ndajë fonde të mjaftueshme për të zbatuar një sërë projektesh arsimore, kërkimore dhe avokuese në Kosovë, duke përfshirë trajnimin e gjyqësorit dhe të zbatimit të ligjit, si dhe financimin për një qendër rehabilitimi që fokusohet në rehabilitimin fizik dhe psikologjik nga traumat e luftës dhe dhuna seksuale dhe në familje, si dhe aftësimin profesional dhe mundësitë për integrimin e punës.
Të tjera
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni
Kush janë 17 ministrat e rinj të Ramës?
Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent