Prokurori, Admir Shala ka dhënë detaje në lidhje me bastisjen që është duke u zhvilluar të martën në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor, AZHB dhe Lokacioni i Kompanisë përfituese të kontratës.
Shala ka deklaruar se hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qera të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke i zhvilluar bastisjet dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia për ushqimin dhe Vetenarisë dhe Lokacioni i Kompanisë përfituese e kontratës”, ka deklaruar ai./teve1.info/
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za