Sipas prokurorit, arsye për këtë janë deklaratat e ndieshme nga dëshmitari Veljo Iliq.
Rasti “Banjska” i ka 45 të akuzuar, por procesi është i veçuar vetëm për Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin, pasi të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati.
Prokuroria Speciale më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.
Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuar të tjerë ka fletarrestim ndërkombëtar, pasi janë në arrati
Të tjera
ShBA, Trump dislokon Gardën Kombëtare në Memphis për të lu*ftuar kr*imin
Një i lënduar nga të shtënat me ar*më zj*arri në Pejë
Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë