Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se në bazë të informatave të siguruara.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në tri lokacione në Fshatin Ratkoc – Komuna e Rahovecit.
Gjatë këtyre veprimeve (bastisjeve) janë sekuestruar/konfiskuar si në vijim:
1. – Tek i dyshuari me inicialet P.H.,
¾ Një (1) Mitraloz ,
¾ Një (1) pushkë automatike – AK-47 ,
¾ Një (1) pushkë automatike (Sharc),
¾ Një (1) Pistolet me gas dhe 608 copë fishkë.
2. Tek i dyshuari me inicialet Xh.H.,
¾ Një pushkë Gjahu,
¾ Një Pushkë Automatike M-47,
¾ Një pushkë Gj. Automatike M-48 municion 33 cop 12 mm dhe 329 fishek te armeve tjera
3. Tek i dyshuari me inicialet A.M.,
Dy (2) Pistolete me Gas, pa Minucion
Si rezultat i këtyre veprimeve, tre (3) persona, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria njofton gjithashtu se ndaj të njëjtëve, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndajë të dyshuarve P.H., Xh.H., dhe A.M., është inicuar rast për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale dhe në garantimin e sigurisë publike, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente.




Të tjera
Nëse shënoj dhe fitojmë, s’ka me pasë njeri ma t’lumtun n’botë
Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim
Konventa duhet të mbahet brenda 5 ditësh, mirëpresim garën e brendshme