Sipas njoftimit bastisjet po kryhen në katër lokacione. Bastisje janë duke u kryer edhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka konfirmuar Arbnora Luta zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Dje Partia Demokratike e Kosovës akuzoi ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Ndërkaq, ministri në detyrë Faton Peci dje në një përgjigje për RTK-në i ka mohuar akuzat e PDK-së. Ai ka thënë se realiteti flet ndryshe dhe sipas tij për dallim prej PDK-së, të cilët me dekada e zvarritën ndërtimin dhe më pas ia vunë drynin kësaj fabrike, Qeveria Kurti 2 ka ofruar një zgjidhje konkrete.
Ai tha qeveria Kurti e ka funksionalizuar fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe e ka hequr përfundimisht njollën e zezë që rëndonte mbi Kosovën në sytë e Bashkimit Evropian.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të