Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.A., i cili dyshohet se ka grisur fletëvotimin e tij dhe atë të bashkëshortes gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në një qendër votimi në Shtime, ku i pandehuri akuzohet se ka dëmtuar dokumentet e votimit që lidhen me zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
M.A. po ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka theksuar se të gjitha rastet që lidhen me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025 do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimit të sundimit të ligjit.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.



Të tjera
A e dini pse brokoli është aq i mirë për fëmijët
Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq
Osmani në Davos me ftesë të Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes