Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është mburrur për arrestimin e tre serbëve për krime lufte ndaj popullatës civile.
Ata dyshohet se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.
Arrestimi i tyre si dhe ndjekja penale është përgjegjësi e Prokurorisë Speciale, të cilen Kurti, Sveçla dhe Haxhiu e sulmuan gjatë krejt fushatës zgjedhore.
E plotë:
Sot, janë arrestuar tre qytetarë të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile. Ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë ndaj popullit tonë. Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.
Krimet e Serbisë të bëra gjatë luftës në Kosovë nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Si institucione të Republikës së Kosovës do të mbeshtesim të gjithë mekanizmat shtetëror që drejtësia të vihet në vend.
Nuk do të ndalemi asnjëherë derisa të sillet para drejtësisë edhe përgjegjësi i fundit.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin