– Në gjykimin ndaj të akuzuarit për fajde, Beqir Hoxha, prokurorja e rastit- Arjana Shajkovci tha se i akuzuari ka të kaluar kriminale, pasi rezulton të jetë i dënuar katër herë me kusht për vepra të ndryshme penale.
Sipas aktakuzës për fajde, të dëmtuarit F.S dhe prindi i tij Sh.S duke qenë në gjendje të rëndë financiare dhe nga nevoja për investuar në biznesin familjar, kanë kërkuar të holla nga i akuzuari Hoxha dhe se në emër të fajdesë i dëmtuari F.S është detyruar t’i paguajë shumën mbi 78 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurorja Shajkovci gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tha se Gjykatës i dorëzohet e kaluara kriminale për Hoxhën.
Shajkovci tha se Hoxha është i dënuar paraprakisht nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Lajmërim i rremë”, me vendim tjetër për “Lëndim të lehtë trupor”, si dhe me një tjetër vendim për vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion.
Raporti do të përditësohet…
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 6 nëntor 2023, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Hoxhës, i cili po ngarkohet për veprën penale të fajdesë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Të tjera
Osmani mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Albulena Haxhiu është shembull për punën e saj si ministre e Drejtësisë, thotë Donika Gërvalla
Këto truke do ta ndihmojnë fëmijën tuaj t’ju tregojë gjithçka rreth ditës së tij në shkollë