Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, që do të nisë më 1 qershor.
Vendimi i rregullatorit të energjisë përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar fotografi nga bllokimi i hyrjes në Prishtinë nga Fushë Kosova.

Të tjera
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit
Luftën e UÇK-së e kam të shenjtë, distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere