Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetësit e opozitës do të dalin në një protestë tjetër sot përpara Bashkisë së Tiranës, e dyta brenda kësaj jave.
Pas një thirrje të bërë mbrëmë nga Sali Berisha, prej ballkonit të shtëpisë ku qëndron me masë arresti prej dhjetorit, protestuesit do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kështu prej orës 09:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.
Nisur nga incidentet në protestat e fundit, policia iu kërkon edhe njëherë organizatorëve dhe protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunës.
Të tjera
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe