Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka shpallur se më 17 prill opozita do të organizojë një protestë në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai e cilësoi opozitën “më të fuqishme se kurrë, më të vendosur se kurrë në misionin e saj”, duke theksuar se protesta e 22 marsit tregoi se shqiptarët nuk pajtohen me korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë, shkruan rtsh.al.
“Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, shqiptarët do të jenë në Tiranë për ta kërkuar këtë”, tha ai.



Të tjera
Dhurata “kreative” për Shën Valentin
“Narrativa të fabrikuara” – Islami reagon ndaj pretendimeve të Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Paris
Turqia është shtëpia ime, ëndrra ime është kualifikimi me kombëtaren e Kosovës