Ditën e nesërme, në orën 17:00 Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë protestën kombëtare të paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë.
Përmes një njoftimi, policia ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës private e publike.
Po ashtu Policia bën të ditur se nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,
Gjithashtu njoftohet se nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nëse gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë



Të tjera
Molliqaj: Në qeverisjen Kurti është rritur kostoja e jetës, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e marketeve, nafta, rryma dhe bankat
Shtëpia e Bardhë ndan pamje dhe foto nga nënshkrimi i kartës së Bordit të Paqes, në sfond edhe Osmani
Mishi nuk është i mirë për veshkët