Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka shkruar pas protestës që u mbajt në Hagë.
Ajo ka thënë se protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur.
Selimi ka shprehur mirënjohjen për protestuesit që sot u bënë bashkë për të kërkuar drejtësi.
“Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!
Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, ka shkruar Selimi



Të tjera
Një nga momentet më domethënëse të rezistencës së armatosur të UÇK-së
Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë
Mos emërimi i anëtarit të dytë në KQZ cenon demokracinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve