Protesta kundër Gjykatës Speciale, Nela ‘godet’ rëndë deputetët e PDK-së: Ky është turp se…!

Përmes një postimi në Facebook, Milaim Nela ngriti zërin kundër hipokrizisë politike që, sipas tij, ka mbërthyer skenën politike të Kosovës.

Ai kritikoi deputetët e PDK-së, të cilët fillimisht votuan për krijimin e Gjykatës Speciale, e më pas protestojnë kundër saj – një veprim që e cilëson si absurd dhe të paprecedentë.

Nëpërmjet një gjuhe të ashpër, Nela bëri thirrje për pastrim të politikës nga klanet e luftës dhe për një ndryshim të thellë në qasjen ndaj institucioneve, njëri-tjetrit dhe vetë shtetit të Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kuptojeni njëherë e mirë se pa u pastru nga “klani i Rognerit” kurrë nuk keni me ba përpara.

Pa u pastru dhe çliru skena politike kosovare nga klanet e komandatëve dhe vrasësve të elitës politike të saj gjatë dhe pasluftës Kosova nuk do të mund të bëjë përpara!

Këto protestat me stema të UÇK-së nuk impresionojnë askënd.

Askush, as brenda Kosovës nuk e përtyp këtë hipokrizi!

Ndryshojeni qasjen ndaj institucioneve!

Ndryshojeni qasjen ndaj njëri-tjetrit!

Ndryshojeni qasjen ndaj Serbise Gjenocidale!

Ndryshojeni qasjen ndaj Kosovës që është ndërtuar me aq mund!

Jo asociacion të çfarëdolloj forme!

Jo lëshim ndaj bandave të Vuçiçit në Veri të Kosovës!