Protestat kundër operacioneve të Agjencisë së Zbatimit të Ligjit për Emigracionin dhe Doganat (ICE) janë zgjeruar në të gjithë ShBA-në, sipas BBC.
Të shtunën, mijëra demonstrues dolën në rrugët e San Franciskos dhe Oakland-it në Kaliforninë Veriore në shenjë solidariteti pasi një burrë në Minneapolis u qëllua për vdekje.
Disa njerëz u mblodhën në selinë e ICE në Uashington DC për të protestuar kundër të shtënave në Minneapolis.
Një grup protestuesish në Çikago, Illinois, u mblodhën në temperatura nën zero dhe me erë të acartë për një “veprim urgjent” si përgjigje ndaj vrasjes. Në Nju Jork, më shumë se një mijë demonstrues u mblodhën me njoftim të shkurtër në “Union Square” vonë pasditen e së shtunës. Disa prej tyre mbanin parulla ku shkruhej “Drejtësi për Alex-in”, raportoi New York Times.
Një grup lokal në Austin, Teksas, njoftoi gjithashtu një protestë urgjente të minutës së fundit, pavarësisht temperaturave të akullta, si përgjigje ndaj të shtënave, raportoi Austin-American Statesman.
Seattle Times tha se një protestë e planifikuar në Siatëll, Uashington, ndryshoi shpejt fokusin për t’u përqendruar te Pretti. Po ashtu, protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së ICE në Portland, Oregon, ndërsa qindra të tjerë u mblodhën në fund të rrugës për të dënuar të shtënat e fundit.



Të tjera
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Stuhia në ShBA lë mbi 200 mijë njerëz pa energji elektrike
Kurti pret krijues shqiptarë nga Mali i Zi në kuadër të Festivalit Poetik të Prishtinës