Ka nisur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës protesta e thirrur nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, me moton “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të paraburgosur në Hagë.
Mijëra protestues nga të gjitha trojet kombëtare, shumë prej tyre të ardhur nga Kosova me flamuj kuqezi dhe flamuj të UÇK-së, janë mbledhur në shesh për të shprehur solidaritetin e tyre.
Në mesin e mijëra qytetarëve të mbledhur në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është parë edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.
Ai është kapur nga syri i kamerës duke buzëqeshur mes protestuesve. Prania e tij shërben si një simbol mbështetjeje familjare për udhëheqësit e luftës, të cilët ndodhen në Hagë.
Të tjera
Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati
Ushqimet përmes të cilave luftohet anemia
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës