“Protesta në Beograd nga komuniteti serb i Kosovës: Skandale në administratën paralele dalin në dritë”

Një grup banorësh serbë nga fshati Prilluzhë në Kosovë, kanë protestuar mëngjesin e së hënës para të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, për të kërkuar drejtësi lidhur me, siç kanë thënë, mënyrën e parregullt të punësimit përmes konkurseve në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tyre, edhe në konkursin e fundit, përparësi u është dhënë personave me rikualifikim, në krahasim me kandidatët që janë arsimuar në mënyrë të rregullt.

Ata theksojnë se, po ashtu, as këtë herë nuk është marrë parasysh gjendja sociale, përkatësisht “karta sociale”, gjatë vlerësimit të aplikantëve.

Banorët kërkuan rishqyrtim të procedurave të punësimit dhe transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve, duke thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale për këtë çështje.

Kujtojmë se Serbia ka hapur jashtëligjshëm konkurse në Kosovë në institucionet paralale, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, vitin e kaluar.

Ajo është kritikuar për ndërhyrje tek serbët në Kosovë, për çka ekspertë të çështjeve të sigurisë patën thënë se Serbia po përpiqet të ndikojë tek qytetarët serbë për të ndihmuar Listën Serbe.