Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka falënderuar përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës.
“Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme. Një falënderim i veçantë për institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin e sinqertë në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji. Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës.
Dhe një falënderim të veçantë për mediat, pa të cilat zëri ynë nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton. Faleminderit të gjithëve! Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën,” thuhet në një postim në Facebook.
Mijëra shqiptarë protestuan sot në kryeqytetin shqiptar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët që nga viti 2020 po mbahen në Hagë për kinse krime lufte.



Të tjera
Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve
Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999