Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, deklaroi se ata që janë pro këtij projekti duan të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët.
“Është një proces jashtëzakonisht jotransparent, kundër çdo ligji dhe me shkelje Kushtetute. Mendoj se pas kësaj qëndron një korrupsion i madh dhe ne jemi unifikuar në Ulqin për ta mbrojtur bregdetin tonë.
E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë”, tha Abazoviq.
“Partitë që janë pro këtij projekti kanë dy rrugë: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve.
Të tjera
Shiten krejt biletat për Zvicër-Kosovë, “Blick” parasheh mbështetje të madhe për Dardanët
Trump i drejtohet Gjykatës Supreme për çështjen e tarifave
Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët