Një protestë mbarëkombëtare do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta do të mbahet në orën 17:00, në ‘Sheshin Skënderbej’, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga komunitetet fetare, kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe myftiu i Tiranës Bilal Teqja.
‘Siç e dimë të premten do të zhvillohet një protestë kundrejtë atyre që po dënohen për atdhedashurinë e tyre për paqe. Për luftëtarët që luftuan, disa edhe humben jetën për Kosovën. Ne si Bektashinjtë i mbështesim derisa të dalin’, tha Baba Mondi.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi sot se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Të tjera
Dorëheqja që po kërkohet në PDK: Si e gaboi Memli Krasniqi strategjinë me Lladrovcin
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike