Kreu i PD, Sali Berisha reagoi pas protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke e quajtur luftën e tyre çlirimtare, faqen më të ndritur të historisë shqiptare.
Ai theksoi se pa sakrificën e UÇK-së, Kosova nuk do të ishte sot e lirë dhe e pavarur.
Berisha vlerësoi aleancën e UÇK-së me NATO-n gjatë luftës kundër Millosheviçit dhe theksoi se akuzat ndaj ish-krerëve janë të pabazuara dhe të fabrikuara nga armiqtë e shqiptarëve.
Sipas tij, Partia Demokratike mbështet drejtësinë, si dhe kundërshton çdo përpjekje për të barazuar çlirimtarët me agresorët.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike përsëri deklaron se:
2. Pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte kurrë një vend i lirë dhe i pavarur.
Partia Demokratike e Shqipërisë është forca politike që mbështet zbatimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo parti ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe ka ndjekur e ndjek me vëmendjen më të madhe punimet e kësaj gjykate në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, etj.
Partia Demokratike konstaton se në këtë proces të zgjatur, disa herë para publikut nuk është paraqitur asnjë fakt apo provë për asnjërën prej akuzave të paraqitura ndaj tyre. E kundërta, janë rrëzuar akuzat monstruoze si ajo e “shkuljes së organeve” dhe tregtimit të tyre nga luftëtarët e UÇK-së në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Nuk është publikuar asnjë fakt apo provë që të provojë urdhra direkt të ish-udhëheqësve të UÇK-së për krime konkrete. Ky proces dëshmoi përfundimisht se ai është i bazuar në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar që kërkojnë të barazojnë agresorin, pushtuesin me çlirimtarin.
Për të gjitha këto, Partia Demokratike i bën thirrje trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë të shpallë sa më parë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Kosovës, në respekt të plotë të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Së fundmi, Partia Demokratike përshëndet protestën paqësore të bashkëluftëtarëve të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, sikundër dënon çdo përpjekje për manipulim të saj nga albanofobë shqipfolës, armiq të damkosur të Kosovës.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit