Dhjetëra protestues dhe oficerë policie janë plagosur gjatë përplasjes së dhunshme në një protestë pro-palestineze të mbajtur në Berlind të enjëten, me rastin e Ditës së Nakbës.
Bazuar në raportin e policisë, DW raporton se në protestën ku ishin pjesëmarrës rreth 1,100 persona, 50 janë arrestuar.
Protesta është zhvilluar për të kujtuar Nakbën që në gjuhën arabe do të thotë “katastrofë” – referuar dëbimit të palestinezëve gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1948 – si dhe për është protestuar kundër operacioneve ushtarake të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.
Kujtojmë se gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rreth 1,200 izraelitë — afërsisht 800 prej tyre civilë — u vranë dhe rreth 250 të tjerë. Si përgjigje vendi nisi operacionet ushtarake në Gaza, duke lënë të vrarë deri tani mbi 53,000 persona — kryesisht gra dhe fëmijë./express



Të tjera
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive