Në Danimarkë po zhvillohet turneu i volejbollit për femra, “CEV Challenge Cup”.
Në këtë garë ka marrë pjesë edhe klubi serb, Crvena Zvezda e cila luajti ndaj Holtes.
Por kjo ndeshje u shndërrua në një arenë politike, pasi që serbët nuk po mund t’i ikin avazit të vjetër duke provokuar me simbole dhe mesazhe nacionaliste si dhe shpalosjen e flamurit provokues me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, që ka në qendër hartën e Kosovës nën flamurin serb.
Kjo çoi në reagimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës(FVK), të cilët bënë një postim në “Facebook”.
Në reagimin zyrtar, FVK thekson se shfaqja e mesazheve të tilla është e papranueshme dhe cenon drejtpërdrejt vlerat e respektit, fair-play-t dhe ndarjes së sportit nga politika.
Për këtë arsye, Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur dhe të merren masa përkatëse ndaj përgjegjësve.



Të tjera
Si të largoni aromën e keqe nga këpucët tuaja
Ushqimet si produkte kozmetike
Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve në Kosovë pas vërshimeve