Provokimet serbe, thirrja për BE-në: Nëse nuk ndryshon kjo gjë, tensionet do vazhdojnë!

Kryeshefja e “Global Analytics”, Dr. Rumena Filipova, në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” foli mbi qasjen provokuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe lidhjet e shtetit serb me Rusinë.

Ajo potencoi se përderisa qeveria serbe nuk ndryshon qasjen, atëherë tensionet në shtetet e Ballkanit do vazhdojnë të jenë prezente.

Po ashtu, theksoi edhe ndikimin rus dhe taktikat përçarëse që përdoren ndaj shteteve për rreth.

Image

Dr. Rumena Filipova

“Po, për sa kohë që Serbia nuk e rivlerëson të kaluarën, dhe në veçanti luftërat e viteve 1990, dhe vazhdon të instrumentalizojë komunitetet serbe në rajon, tensionet me vendet fqinje do të vazhdojnë të ekzistojnë.

Krahas kësaj, Filipova vlerësoi se BE duhet t’ia bëj të qartë Beogradit se pa shkëputje nga Rusia, nuk ka integrim evropian.

“Sigurisht që duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se rruga e saj e integrimit evropian është e papajtueshme me ruajtjen e lidhjeve të ngushta me dhe mbështetjen për Rusinë. Prandaj, BE duhet të jetë më e vendosur në komunikimin e këtij qëndrimi”, përmbylli Rumena Filipova